Manaj në super formë, shënon dopietë në Championsin e Azisë (VIDEO)

Rey Manaj ka shënuar dy gola për Al Sharjah në raundin e parë të Champions-it të Azisë, duke ndihmuar ekipin e tij që të fitojë 4-3 ndaj Al Gharafa.

Manaj gaboi fillimisht një penallti në minutën e 60, por portieri kundërshtar e priti goditjen e sulmuesit të Kombëtares. Manajt iu kthye topi dhe arriti të realizonte në tentativën e dytë.

Bomberi kuqezi shënoi golin e dytë personal në fundin e ndeshjes, për të barazuar momentalisht shifrat në 3-3. Manaj realizoi nga goditja e dënimit, në minutën e 91.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
An ABSOLUTE THRILLER kicks off the season! | Sharjah FC 🇦🇪 vs Al Gharafa 🇶🇦 | Highlights ACL Elite™

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?