Manaj: Rëndësi për mua ka që ekipi të fitojë dhe të shkojmë në Europian
Pas fitores 3-0 ndaj San Marinos, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, foli për paraqitjen e kuqezinjve dhe objektivat që skuadra ka përpara.
Manaj zbuloi se kishte diskutuar më herët me trajnerin Rolando Maran për minutat që do të luante në këtë takim, ndërsa theksoi se prioriteti i tij mbetet suksesi i ekipit dhe jo statistikat personale.
“Ma kishte thënë trajneri se do luaja 55-60 minuta. Më pëlqen që të shënojnë të gjithë, që të jenë të gjithë të lumtur. Për objektiva personale nuk më pëlqen shumë të flas dhe të gjithë e dini. Rëndësi ka për mua që ekipi të fitojë dhe të kemi mundësi të hyjmë në Europian”, u shpreh Manaj.
Sulmuesi kuqezi u ndal edhe te puna e trajnerit të ri dhe filozofia e tij e lojës. Sipas Manajt, idetë e një trajneri duhet të respektohen dhe të zbatohen nga skuadra në fushë.
“Çdo trajner ka idetë e veta, të cilat duhen respektuar. Unë besoj se ekipi mund të japë akoma më shumë. Të gjitha ekipet janë forcuar”, deklaroi Manaj.
Me suksesin 3-0 në transfertë, Shqipëria merr një tjetër rezultat pozitiv në Ligën e Kombeve, ndërsa tashmë fokusi i kuqezinjve zhvendoset te përballja e radhës ndaj Finlandës në transfertë

