Manaj rigjen golin pas 3 muajsh në Spanjë, por ekipi i tij humbet (VIDEO)
Rey Manaj rikthehet te goli me skuadrën e Albacetes pas 3 muajsh. Sulmuesi i kombëtares ka vuajtur me ekipin e tij, por goli i shënuar, i pari për këtë vit mund t’i japë më shumë qetësi.
Albacete po humbiste 3-0 kundër Tenerifes në transfertë. Trajneri aktivizoi sulmuesin shqiptar në minutën e 64-t dhe vetëm pas 4 minutash lojë ai shënoi për 3-1.
Manaj mori një kros të mirë brenda zonës dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Ekipi i tij reagoi në 3-2, por vendasit shënuan sërish për 4-2.