Manastirliu: Është ende herët për të nisur futbolli

Pesë ditë pas kërkesës zyrtare të Federatës Shqiptarë të Futbollit, për të nisur aktivitetin si pasojë e ndërprerjes për shkak të virusit ka ardhur edhe përgjigjja e qeverisë. Në një intervistë për emisionin ”Repolitix”, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është ende herët që të mendohet për rinisjen e futbollit dhe pse pa tifozë. “E kemi marrë këtë kërkesë jemi duke e diskutuar por jem ende herët për të folur për hapjen e kampioneve edhe pa tifozë. Duhet të garantojmë jetën e sportistëve gjithashtu. Nuk kemi ende një vendim për këtë. Do të shohim ecurinë e Covid-19 dhe më pas do të vendosim, por për momentin është ende herët për të vendosur për këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?