Mançester Siti, Pep Guardiola drejt rinovimit
Pep Guardiola kërkon më shumë kohë. Trajneri i Mançester Sitit nuk po kalon një moment të mirë në radhët e Citizens. Një gjë të tille e kanë reflektuar dhe humbjet që skuadra ka pësuar në disa takime, sidomos në sfidat ndaj Leicester dhe së fundmi Evertonit. Por, tekniku po përgatitet të bëjë një ndryshim rrënjësor tek Citizens, që do ta ndihmojë atë në të ardhmen. 46-vjecari ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit anglez se skudra duhet rindërtuar dhe për këtë atij i duhet një periudhe kohore prej pesë vjetësh.
Gjë për të cilën palët duket se kanë rënë dakord, pasi Guardiolës do t’i ofrohet dhe rinovimi i kontratës. Aktualisht Siti në tabelën e klasifikimit ndodhet 12 pikë larg Çelsit të vendit të parë dhe numëron 7 humbje nga 33 takime të luajtura deri më tani me Guardiolën në stol në të gjithë kompeticionet. Gjatë verës,trajneri katalanas iu dha mundësia të shpenzonte shuma të mëdha parash, plot 194 milonë Euro, në mënyrë që Citinenz të luftonin denjësisht në të gjitha kompecionet ku ata marrin pjesë, por deri më tani rezultatet kanë qënë larg pritshmërive. Revulucioni do të nisë duke ulur moshën mesatare të futbollistëve, si dhe duke larguar një numër të madh lojtarësh. Gjithashtu vëmendje të madhe do ti kushtohet dhe akademis të rinjve, ku do të vëzhgohen me kujdes talentet e së ardhmes.
KOHA JONË SONDAZH

