Manchester City bën gati 100 milionë paund për të rinovuar me Haaland

Manchester City po shton përpjekjet për të bindur Erling Haaland që të ndjekë hapat  e Pep Guardiolës për të nënshkruar një kontratë të re.

Kampionët e Premier League shpresojnë që vendimi i trajnerit Guardiola për të qëndruar për të paktën një vit të ndihmojë bomberin suedez që të pranojë ofertën prej 100 milionë paundësh.

Guardiola i ka thënë po në “po” në parim një kontrate të re 12 mujore me një opsion për zgjatjen e saj deri në verën e 2027-ës. Haaland ndërkohë mund të zgjasë kontratën për 4 apo 5 vite të tjera, që mund të shoqërohet me një fitim prej 100 milionë eurosh. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP