Manchester City bën gati rinovimin për dy yjet e skuadrës
Pas ndalesës së kampionateve, drejtuesit e shumë klubeve kanë më shumë kohë të mendojnë për planet e sezonit të ardhshëm dhe kështu po ndodh edhe me ata të Manchester City-t, që presin të fitojnë pafajësinë dhe lejen për të vijuar pjesëmarrjen në ligat europiane.
Kështu drejtuesit e klubit anglez po punojnë për t’u ofruar kontratën e re dy yeve të skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling, të cilët momentalisht kanë marrëveshje me “qytetarët” deri në verën e 2022-shit.
Për të dy këta lojtarë kanë shfaqur interes klube të shumta, ndaj plani drejtuesve anglezë është t’u ofrojë një bashkëpunim me kushte më të mira ekonomike dhe që zgjatet në kohë deri në verën e 2025-ës.
Përfaqësuesit e futbollistëve kanë kërkuar edhe përfshirjen e klauzolave për prishjen e kontratave për çmime të arsyeshme, nëse klubit nuk do t’i lejohet pjesëmarrja në kupat europiane.