
Manchester City do të konfirmojë besimin ndaj trajnerit Pep Guardiola dhe t’i përforcojnë edhe më shumë organikën. Mbrojtja duket se është “thembra e Akilit” për “qytetarëve”, ndaj pas holandezit Nathan Ake, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur negociatat me Napolin, për të marrë shërbimet e senegalezit Kalidou Koulibaly.
Ky i fundit prej kohësh e ka pranuar se dëshiron të largohet nga Napoli për të provuar një tjetër eksperiencë, teksa skuadra angleze ka gati 70 milionë euro.
Napoli kanë filluar të mendojnë edhe për pasardhësin e Koulibaly dhe kanë nisur negociatat me klubin e Lille, për të marrë shërbimet e mbrojtësit 22-vjeçar brazilian, Gabriel dos Santos Magalhaes.
Ky i fundit ka shkëlqyer këtë sezon, duke u shndërruar në një titullar të francezëve, të cilët nga ana tjetër mund të heqin dorë nga mbrojtësi, nëse arkëtojnë një shifër prej 15-20 milionë eurosh.
