Manchester City organizon një lamtumirë madhështore për Agueron (VIDEO)
Manchester City është duke luajtur kundër Everton në sfidën e vlefshme për javën e fundit në Premier Legaue. Do të jetë edhe ndeshja e fundit për Kun Agueron me fanellën e “Qytetarëve” në kampionat, ku luajti për 10 sezone dhe u bë legjendë e klubit.
Para ndeshjes lojtarët e Manchester Cityt kanë vendosur të nderojnë argjentinasin, duke i formuar një tunel dhe lëshuar ovacion me duartrokitje për gjithë atë që ka dhënë për klubin.
Ndërkohë, nuk kishte sesi mungonte nderimi i tifozëve në shkallët e stadiumit. Klubi kishte vendosur një baner gjigant, por tifozët kujtojnë atë gol të paharrueshëm të vitit 2012 në minutën e fundit që i dha titullin klubit, në garë me United.
Sergio Aguero given a guard of honour by his Manchester City teammates 💙 pic.twitter.com/OuDGqTBt8h
— Football Daily (@footballdaily) May 23, 2021