Manchester City përmbys Liverpoolin në “Anfield”, fitore dramatike në shtesë
Manchester City ka marrë një fitore spektakolare ndaj Liverpoolit, duke triumfuar 2-1 në supersfidën e javës së 25-të të Premier League, e zhvilluar në “Anfield”. Me këtë sukses, skuadra e Pep Guardiolës ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 50 pikë, duke ngushtuar garën në krye, edhe pse mbetet 6 pikë pas Arsenalit kryesues. Nga ana tjetër, Liverpool mbetet në vendin e gjashtë me 39 pikë.
Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe duel intensiv mes dy ekipeve, me Liverpoolin që kishte epërsi në zotërimin e topit dhe krijimin e rasteve. Megjithatë, “The Reds” u treguan të pasaktë në momentet vendimtare përpara portës.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominim të vendasve, të cilët krijuan disa raste shumë të pastra shënimi, por fati dhe mungesa e saktësisë, veçanërisht nga Ekitiké, bënë që goli të vononte.
Në minutën e 74-t, Liverpool arriti të zhbllokojë rezultatin me Dominik Szoboszlai, i cili realizoi një goditje dënimi spektakolare, me topin që u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë, duke mposhtur Donnarummën.
Reagimi i Cityt ishte i menjëhershëm. Në minutën e 84-t, Bernardo Silva barazoi shifrat pas një asistimi nga Erling Haaland. Drama u kompletua në minutën e parë shtesë, kur arbitri akordoi një penallti për Manchester City, të cilën Haaland e shndërroi saktë në gol, duke përmbysur rezultatin.
Në minutën e 90+10’, City shënoi edhe një gol të tretë me Cherkin pas një kundërsulmi të shpejtë, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua për faull të Szoboszlait ndaj Haaland gjatë aksionit. Mesfushori i Liverpoolit u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa City përfitoi një goditje dënimi jashtë zone.
Liverpool 1-(2) Manchester City – Haaland 90+3′ (Pen.)
by
u/977x in
soccer
KOHA JONË SONDAZH

