Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 15:35 Nisin tensionet e para në protestë Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti serb Vuçiq shkrin me ligj “SPAK-un” e tij!

Presidenti serb Vuçiq shkrin me ligj “SPAK-un” e tij!

Aktualitet
E diel, 8 Shkurt 2026 20:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zef Preçi-

Vetëm një javë më parë, Asambleja Kombëtare (Parlamenti) e Serbisë miratoi ndryshimet në ligjet kryesore gjyqësore, të propozuara nga një deputet i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet (U. Mrdić). Kritikët në Serbi pretendojnë se këto ndryshime, të miratuara shpejt dhe pa konsultime publike, do të kufizojnë pavarësinë e gjykatave dhe prokurorëve; dobësojnë kompetencat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe do të rikthejnë në prokuroritë nga të cilat ishin transferuar përkohësisht 11 nga 20 prokurorët që aktualisht punojnë në Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar (TOK), prokuroria homologe e SPAK-ut tonë.

Pasi këto ndryshime u njoftuan publikisht, TOK lëshoi një deklaratë, e cila vlerësoi se miratimi i tyre do të paralizonte punën e saj dhe “do të bllokonte plotësisht procedurat në çështjet penale më komplekse dhe të ndjeshme”.

Sipas mendimit tim, analogjia e stuhisë së paralajmëruar nga mazhoranca socialiste kundër SPAK me këtë rast nuk mund të injorohet.

Në Serbi, Partia Progresive Serbe (SNS) është në pushtet që nga viti 2012, ndërsa në Shqipëri PS është në pushtet që nga viti 2013. Domethënë, në të dyja vendet, mazhorancat janë në pushtet prej një kohe të gjatë dhe të përafërt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të dyja vendet janë në procesin e integrimit në BE, gjë që nënkupton monitorim nga afër të ecurisë së këtij procesi nga ana e strukturave të Komisionit Evropian.

Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar (TOK) në Serbi është ngritur që në vitin 2002, por i është nënshtruar ndryshimeve ligjore në periudhën pas vitit 2016; domethënë është një njësi e mbështetur nga BE dhe ka një funksion të ngjashëm me SPAK në procesin hetimor, e fokusuar në krimin e organizuar dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit.

Mbështetja me burime njerëzore e TOK në Serbi, sipas këtij akti të Parlamentit serb, është kufizuar, gjë që nuk mund të mos çojë në vështirësimin e përmbushjes së detyrave kushtetuese të këtij institucioni. Në Shqipëri pak është debatuar publikisht mbi kufizimet që Parlamenti vendosi për burimet financiare dhe njerëzore në dispozicion të SPAK-ut. Kështu, edhe pse parashikimet kushtetuese kërkojnë që “Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë” (Neni 148/dh), ndërsa volumet e punës duket se janë shumë më të mëdha edhe për 17 prokurorët që janë aktualisht, sulmet e përsëritura publike mediatike të kryeministrit Rama për pagat e tyre të larta nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngjallin zemërim publik ndaj tyre, edhe pse SPAK nuk është aspak përgjegjës për stokun e dosjeve në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe vonesat e pafundme, pasi SPAK merret me një numër tejet të vogël çështjesh penale – ato që kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar në vend – por që ky dallim pak ose aspak bëhet nga “qytetari mesatar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse në Shqipëri SPAK ka në dorë disa dosje hetimore të zyrtarëve të lartë të vendit dhe vitin e kaluar u mor në hetim penal edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në Serbi po vitin e kaluar TOK ngriti akuza ndaj ish-ministrave të qeverisë së SNS-së, G. Vesić dhe T. Momirović, të cilët dyshohen për korrupsion në rastin e rindërtimit të hekurudhës Beograd-Budapest. Gjithashtu, edhe ministri aktual i Kulturës dhe anëtari i lartë i SNS-së, N. Selaković, u akuzua për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në rastin e Shtabit të Përgjithshëm.

Mund t'ju interesojë

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Para 1 ore
Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Para 1 ore
Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 1 ore

Akuzat e TOK për korrupsion ose shpërdorim detyre ndaj ish-ministrave ose ministrave aktualë të qeverisë serbe janë përballur me një fushatë të gjerë kundër kësaj prokurorie nga ana e mediave pro-qeveritare, si dhe puna e gjyqësorit është kritikuar ashpër nga figurat kryesore të qeverisë, përfshirë Presidentin A. Vuçiç.

Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri me sulmet e koordinuara të maxhorancës, një pjese të opozitës ndaj SPAK-ut, si dhe të vetë KM Rama ndaj gjyqësorit në tërësi, duke përfshirë edhe deklarimin më të fundit, sipas të cilit Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën” për të mos lejuar, sipas tij, “rimarrjen peng të qeverisë” përmes një mekanizmi të pazakontë…

Burimet e medias bëjnë me dije se në Serbi, amendamentet ligjore të sipërcituara kanë ngjallur shqetësim të madh në Bruksel, aq sa Komisioni Evropian i deklaroi një medie serbe se “këto ndryshime mund të përfaqësojnë një hap të rëndësishëm prapa në angazhimin e Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE”.

Në mënyrë eksplicite, propozuesi formalisht i këtyre amendimeve ligjore në Serbi shkoi më larg duke deklaruar se miratimi i një sërë ligjesh gjyqësore është “hapi i parë drejt kthimit të gjyqësorit të rrëmbyer te shteti dhe populli i Serbisë”, në mënyrë që ai të mos drejtohet më nga “qendra të alienuara nën kontrollin e qendrave të huaja të pushtetit”…

Një pjesë e këtyre deklarimeve publike ngjasojnë dukshëm me qëndrimet institucionale dhe publike të mazhorancës socialiste të drejtuar nga z. Rama. Kështu, duke shpjeguar propozimin për ndryshimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, propozuesi i amendimeve në Serbi theksoi “nevojën për të ndryshuar disa vendime që lidhen me kompetencën për vendimmarrje, për referimin e prokurorëve publikë në prokurori të tjera publike…”.

Është e paqartë skema që do të ndjekë mazhoranca në pushtet në Shqipëri dhe kryeministri Rama në hapat për kufizimin e veprimtarisë së SPAK-ut, por ajo që dihet me siguri është që “qeveria” e prokurorisë (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) dhe “qeveria” e gjyqësorit (Këshilli i Lartë Gjyqësor) janë plotësisht nën kontrollin politik të tyre dhe, së bashku me Gjykatën Kushtetuese, po përgatiten për një kryqëzatë të vërtetë ndaj SPAK-ut.

Gjithashtu, mazhoranca socialiste në Shqipëri në heshtje ka refuzuar kërkesën e përsëritur gjatë dy viteve të fundit të drejtuesit të SPAK-ut që Kuvendi të shihte mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me kufizimin e mandatit të prokurorëve të SPAK-ut, duke u dhënë atyre mundësinë që të rikandidonin për një mandat tjetër. Kjo kërkesë ka qenë artikuluar publikisht edhe nga zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Me sa duket, pezullimi i zbatimit dhe tërheqja nga amendamentet kontraverse në ligjet kryesore për gjyqësorin që deputetët serbë miratuan një javë më parë, i kërkuar fuqimisht nga Michael McGrath, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë, dhe vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit mbi çështjen Balluku në Shqipëri do të jetë edhe “guri i provës” për dinamikën jo vetëm të vendosjes së shtetit të së drejtës në të dyja vendet, por posaçërisht për procesin e integrimit të tyre në BE. /Marrë nga Reporter.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nisin tensionet e para në protestë
Para 33 minutash

Nisin tensionet e para në protestë

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit
Para 51 minutash

Rama i jep karton të verdhë Elisa Spiropalit

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belinda Ballukut

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin
Para 1 ore

Protestuesit bllokojnë rrugën e Durrësit, 700 efektivë angazhohen për tubimin

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 15 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 19 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 20 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.