FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Manchester City përmbys PSG në duelin e parë dhe hedh një hap drejt finales së Championsit (VIDEO)

Manchester City hedh një hap drejt finales së madhe të këtij edicioni në Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur që të marrë një fitore 2-1 me përmbysje ndaj PSG, por gjithçka është e hapur duke marrë në konsideratë faktin e mungesës së tifozëve. Ndeshja nisi më mirë për skuadrën e Pochettinos që gjeti golin e avantazhit në minutën e 15-të. Marqinhos shfrytëzoi një krosim magjik të Di Marias.

Manchester City u zgjua në fillimin e pjesës së dytë, duke shënuar dy gola në harkun e 7 minutave për të përmbysur gjithçka. De Bruyne realizoi me fat pas një krosimi në formën e një goditje, që nuk u arrit që të ndalej nga portieri Navas.

Gardiani i njohur u befasua edhe në golin e dytë pas një goditje dënimi të Mahrez. Ky i fundit ekzekutoi mjaft mirë një goditje dënimi, duke çarë murin e vendosur aspak mirë nga mbrojtja e ekipit francez.  PSG e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Gueye, i cili bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Gundogan. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?