Manchester City sfidon Tottenham, Chelsea ndaj Hull City

Java e 22-të e Premier Ligës angleze do të rezervojë përballjen mes Manchester City dhe Totenhemit. Ndërkohë kryesuesit e Çelsit do të presin Hall City, ndërsa Manchester United do të sfidojë në transfertë Stok City-n.

Manchester City-Tottenham. Do të jetë kjo supersfida e këtij raundi në Premier League. “The citiziens” vijnë në këtë duel pas disfatës shokuese 4-0 kundër Evertonit ku për hir të së vërtetës ekipi i Guardiolës nuk e meritonte humbjen. Tashmë “Sky Blues” synojnë rë ringrihen kundër Spursave. Fernandinho vijon të jetë i pezulluar ndërsa Fernando është i dëmtuar. Tekniku katalanas me shumë mundësi do të përdorë modulin taktik 4-2-3-1, me Zabeletën dhe Touren në qëndër të mesfushës, në një kohë që De Bruyne, Silva e Sterling do të mbështesin Sergio Agueron. Në krahun tjetër është e sigurt mungesa e Vertonghen kurse në dyshim është Lamela. Pritet që në krahët e mesfushës të vendosen Rose dhe Walker . Eriksen dhe Alli do të levizin pas krahëve të Harry Kane. Kjo përballje do ta ketë zanafillën të shtunën në orën 18:30 në “Etihad Stadium”.

Manchester United do të zbresë në ” Britannia Stadium ” për të sfiduar Stoke City-n. E vetmja mungesë për trajnerin Jose Mourinho është ajo e Eric Bailleyt që ndodhër në kupën e Afrikës me kombëtaren e Bregut të fildishtë, kështu që në qëndër të mbrojtjes do të aktivizohet dyshja Rojo-Jones. Përsa i përket fazës ofensive, tekniku portugez ka gjasa të rreshtojë si titullar, Mkhytarian, Pogban dhe Matën në mbështetje të Zlatan Ibrahimovic. Tek Stoke City pritet të jetë në formacionin fillestar 25 vjecari nga Gjilani,   Xherdan Shaqiri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “Stamford Bridge” kryesuesit e Chelsea-t do të presin Hull City. Trajneri Antonio Conte e ka të plotë grupin e lojtarëve duke përfshirë edhe Diego Costën që u la jasht në ndeshjen e shkuar për arsye disiplinore megjithëse u kamuflua si dëmtim. Mbetet për tu parë nëse tekniku italian do ta aktivizojë si titullar 28 vjecarin, në të kundërt faza ofensive e bluve do të formohet nga Eden Hazard, Pedro dhe Willian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsenali prej një periudhë të gjatë vuan nga dëmtimet e shumta në skuadër. Përvec Mertesacker, Sanogos, Debuchys dhe Cazorlës javët e fundit është shtuar edhe Walcott, kurse në dyshim është aktivizimi i Giroud për të cilin do të vendoset disa orë përpara ndeshjes. Në këtë mënyrë gjasat jamë që në sfidën kundër Burnleyt, Granit Xhaka e Ramsey të formojnë digën në mesfushë, kurse Perez, Ozil e Iëobi do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëm Alexis Sanchez.

Liverpooli do të presë Swansean. Klopp është pa Sadio Manen që ndodhet në Kupën e Afrikës, megjithatë është rekuperuar 100% Coutinho dhe do të jetë pikërisht braziliani ai që do ti bashkohet në repartin e avancuar Firminos dhe Adam Lallanës. ” Të kuqtë” nuk humbasin në “Anfield” prej 17 takimesh rradhazi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?