Manchester City triumfon me përmbysje spektakolare ndaj C.Palace

Manchester City ka siguruar një fitore të rëndësishme me rezultatin 5-2 ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e javës së 32-të të Premier League.

Sfida nisi keq për “qytetarët”, të cilët u befasuan nga dy gola të shpejtë të shënuar nga Eberechi Eze dhe Chris Richards, duke i dhënë avantazhin skuadrës mike.

Megjithatë, City reagoi shpejt dhe arriti të barazojë rezultatin para përfundimit të pjesës së parë, falë golave të Kevin De Bruyne dhe Omar Marmoush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola mori plotësisht kontrollin e lojës dhe realizoi edhe tre herë të tjera, duke vulosur një përmbysje spektakolare dhe një fitore bindëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë triumf, Manchester City ngjitet në vendin e katërt të renditjes me 55 pikë, ndërsa Crystal Palace mbetet në pozicionin e 11-të me 43 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?