Manchester City turpërohet në Norvegji, mundet nga Bodo/Glimt

Bodo/Glimt ka siguruar fitoren e parë sezonale në Champions League, duke dhuruar një surprizë të madhe ndaj Manchester Cityt. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit të kësaj faze, norvegjezët triumfuan 3-1 në një mbrëmje historike për klubin.

Skuadra vendase e nisi fuqishëm takimin dhe në minutën e 22-të kaloi në avantazh me Kasper Høgh, i cili shënoi me kokë pas asistit të Ole Blomberg. Vetëm dy minuta më vonë, i njëjti duet goditi sërish, me Høgh që dyfishoi shifrat pas një aksioni të shpejtë. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, Jens Hauge realizoi golin e tretë pas një kundërsulmi perfekt. Manchester City reagoi me Cherki-n, por kartoni i kuq i Rodrit i ndërlikoi gjithçka. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Bodo/Glimt që mban ende shpresa minimale për play-off.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?