Manchester United-Arsenal, Venger e ka të pamundur të mposht Mourinhon
Francezi ka plot 13 sfida që nuk fiton ndaj Portugezit, 6 barazime dhe 7 humbje. Për një skuadër si Arsenali janë me të vërtetë shumë. Të gjitha këto të arritura në kohën kur Mourinho drejtonte Chelsean. Përballjet mes tyre e tejkaluan çështjen e rezultatit. Në një moment pati edhe konfrontime me duar mes tyre.
Gjithsesi Arsenali nesër në “Old Traford” do të kërkojë ashtu si Manchesteri të fitojë. Londinezët gjenden në vendin e katërt me 24 pikë dhe një fitore do t’i shërbente shumë për të mos u larguar nga kreu. Në rast arritje të objektivit do të arrinin të mernin kreun përkohësisht.
Ndërkohë ekipi i “djajve të kuq” duhet të lejë pas këtë moment jo që po kalon. Edhe pse shpenzuan shuma marramendëse në merkato nuk kanë gjetur ritmin e duhur. Këtë sezon Manchesteri nuk ka arritur të fitojë asnjë ndeshje ndaj rivalëve dhe ky është rasti I fundit në këtë sezon të parë.
KOHA JONË SONDAZH

