Manchester United bën gati 60 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit

Manchester United synon të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer gjatë verës.  Një lajm që ka befasuar të gjithë dhe bërë publik nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Një transferim që duket i vështirë, për faktin se lojtari ka një kontratë deri në vitin 2028 me bardhezinjtë. Madje klubi italian i ka bërë me dije Manchester United se ky transferim do të kushtojë 60 milionë euro.

Bremer është në sezonin e tij të dytë me Juventus, të gjashtin në Serie A, teksa më parë ka qenë te Torino. Këtë sezon ai ka realizuar edhe dy gola në 2 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te Juventus gjithnjë kanë besuar te lojtari, që së fundi edhe ka rinovuar kontratën, ndaj dhe largimi do të ndodhë me pëlqimin e skuadrs torinez për një shifër që plotëson kërkesat ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?