Manchester United bën gati 8 largime për të arkëtuar 100 milionë paund
Klubi i madh anglez Manchester United po përgatit një revolucion të thellë në merkato, me objektivin për të rikuperuar rreth 100 milionë paund nga shitja e lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në planet e skuadrës.
Nën drejtimin e bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe, “Djajtë e Kuq” synojnë një pastrim të plotë të organikës, ku të paktën tetë futbollistë të ekipit të parë pritet të largohen në fund të sezonit.
Emrat që pritet të shiten
Në listën e largimeve përfshihen disa emra të rëndësishëm si:
Marcus Rashford
Joshua Zirkzee
Andre Onana
Rasmus Hojlund
Manuel Ugarte
Klubi shpreson të arkëtojë rreth 64 milionë paund vetëm nga kthimi në transferime të përhershme i huazimeve të Rashford te Barcelona dhe Hojlund te Napoli.
Ndërkohë, për portierin Onana kërkohet një shumë minimale prej 19 milionë paundësh për të shmangur probleme me rregullat financiare të qëndrueshmërisë.
Largime falas dhe ulje e pagave
Nga ana tjetër, disa lojtarë do largohen pas përfundimit të kontratave:
Casemiro
Jadon Sancho
Tyrell Malacia
Veçanërisht largimi i Casemiros do të lehtësonte ndjeshëm buxhetin, pasi mesfushori brazilian përfiton rreth 350 mijë paund në javë.
United pritet të pranojë humbje financiare për disa investime të fundit, përfshirë Ugarte dhe Zirkzee, të cilët nuk kanë justifikuar pritshmëritë.
Megjithatë, kjo strategji shihet si një hap i domosdoshëm për rindërtimin e skuadrës dhe për të krijuar hapësira për afrime të reja cilësore.
KOHA JONË SONDAZH

