Manchester United blen sulmuesin Jadon Sancho nga Dortmundi

Manchester United ka arritur një marrëveshje për transferimin e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.  “The Sun” raportuan sot “Djajtë e Kuq” kanë fituar konkurrencën me ekipet e tjera pas muajsh të tërë bisedime sekrete me menaxherët e tij dhe drejtuesit e Borussias së Dortmundit.

20-vjeçari po shkëlqen me verdhezinjtë dhe ndiqet nga klube të shumta angleze, përfshi këtu edhe Chelsean, por duket se këmbëngulja e Ole Gunnar Solskjaer ka bërë që Manchester United të jetë një hap larg firmës me Sanchon.

Për kartonin e tij Borussia Dormtund pritet të arkëtojë një shifër prej 110 milionë eurosh, ndërsa edhe vetë mesfushori pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me pagë rreth 7 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë “djajtë e kuq” pritet të arkëtojnë një shifër të ngjashme nga shitja e Paul Pogba, i cili duket se do të largohet në verë te Real Madrid ose Juventus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?