Manchester United emëron kapitenin e ri pas largimit të Young
Manchester United tashmë ka një kapiten të ri. Bëhet fjalë për Harry Maguire, të cilit i ka mjaftuar vetëm 5 muaj për të marrë shiritin e kapitenit. Mbrojtësi i Anglisë do të pasojë Ashley Young, i cili do të transferohet te Interi.
26-vjeçari deri më tani ka luajtur 29 ndeshje me Manchester United, por kaq i ka mjaftuar trajnerit Solskjaer për ta cilësuar si liderin e ri të ekipit.
“Gjithçka që ka të bëjë më të tregon se do të jetë një lider. Harry nga tani do të mbajë shiritin e kapitenit”, deklaroi strategu norvegjez. Marcus Rashford, David de Gea dhe Jesse Lingard, kanë qenë kapiten gjatë këtij sezoni në mungesë të Young, i cili zbriti vetëm 18 ndeshje në fushë në të gjitha kompeticionet. /R.Lika-Koha Jone/