Manchester United kërkon të forcojë mbrojtjen, synon dy yjet e Leverkusenit
Manchester United një nga problemet më të mëdha ka repartin e mbrojtjes. Për këtë qëllim drejtuesit e Djajve të Kuq synojnë dy mbrojtësit e Bayer Leverkusen.
Bëhet fjalë për Jeremie Frimpong dhe Edmond Tapsoba. Dyshja ka luajtur një rol kyç në sezonin mahnitës të Leverkusen në Bundesliga, në skuadrën e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso.
Liderët e kampionatit gjerman kanë pësuar vetëm 14 gola në 21 ndeshje këtë sezon. Frimpong dhe Tapsoba kanë rol kryesor në rekordin e shkëlqyer të mbrojtjes së Leverkusen.
Sipas “Manchester Evening News”, drejtuesit e “Djajve te Kuq” kanë mbajtur shënime në lidhje me përparimin e tyre. Mbrojtësi i djathtë, holandezi Frimpong, ka qenë edhe më parë i lidhur me një lëvizje në “Old Trafford”. 23-vjeçari vjen nga akademia e Manchester City, por nuk luajti asnjë ndeshje me këtë skuadër.
KOHA JONË SONDAZH

