Manchester United – klubi me më shumë të ardhura

Manchester United ka gjeneruar të ardhura më shumë se çdo klub tjetër i futbollit në sezonin e kaluar, bën të ditur një raport i publikuar nga kompania britanike e kontabilitetit Deloitte.

United ka mbledhur të ardhura rekord, prej 689 milionë eurosh, në sezonin 2015-2016. Me këto shifra, klubi ka rrëzuar Real Madridin, i cili ka mbajtur vendin e parë për 11 vjet.

Reali, në fakt, ka dalë në vendin e tretë, pas rivalëve spanjollë të Barcelonës. Bayern Munichu ka dalë në vendin e katërt, ndërsa Manchester City në të pestin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?