Manchester United ndalet edhe në transfertën ndaj Leeds
Manchester United ndalet në barazim 1-1 në transfertën e vështirë ndaj Leedsit. Goli i Aarnonson i dha avantazhin vendasve, por “Djajtë e Kuq” reaguan dhe barazuan me Da Cunha, i cili përfitoi nga asistimi i Joshua Zirkzee, i futur në lojë dhe vendimtar në aksionin e golit.
Pas fitores së fundit ndaj Newcastle, skuadra e Ruben Amorim ndalet sërish në Premier League. United arrin të ngjitet në vendin e pestë në renditje, në zonën Europa League, duke shkurtuar distancën me Liverpoolin, që ende nuk ka luajtur, në vetëm dy pikë.
Nga ana tjetër, Leeds siguron një pikë shumë të vlefshme në garën për mbijetesë. Situata mbetet pozitive për skuadrën e drejtuar nga Farke, e cila aktualisht ndodhet 8 pikë larg zonës së rrezikut.
KOHA JONË SONDAZH

