Mancini përjeton momente tmerri në Qatar: Dëgjova 6 shpërthime

Trajneri italian Roberto Mancini, aktualisht në drejtimin e Al-Sadd që prej nëntorit 2025, ka përjetuar nga afër momentet e tensionuara që kanë përfshirë së fundmi Qatar, pas zhvillimeve të fundit të konfliktit në rajon.

Në një intervistë për Tg1, ish-trajneri i Italisë kampione Europe tregoi situatën alarmante të përjetuar në kryeqytetin Doha.

“Telefoni im nisi të binte me mesazhe alarmi në arabisht dhe dëgjova pesë ose gjashtë shpërthime. Ishim në kishë për një shërbesë fetare kur ranë alarmet dhe na u kërkua të ktheheshim menjëherë në shtëpi dhe të mos dilnim”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mancini tregoi gjithashtu se familjarët e tij në Itali u shqetësuan menjëherë. “Nëna ime më telefonoi e frikësuar, por tani mund të qetësohet. Kishim ndjekur lajmet dhe, duke parë lëvizjet ushtarake në Gjirin Persik, mendonim se diçka mund të ndodhte, megjithëse shpresonim te diplomacia”, deklaroi trajneri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai publikoi edhe video në rrjetet sociale për të dëshmuar situatën në terren, ndërsa shprehu shpresën që tensionet të zgjidhen sa më shpejt përmes dialogut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?