Mancini: Spanja si ne, janë kthyer të fortë. Trofeu? E fiton Italia ime

Sot u hodh shorti i dueleve gjysmëfinale të Nations League. Italia do të ndeshet me Spanjën, teksa sfida tjetër është ajo mes Francës dhe Belgjikës.

Në lojë është trofeu i edicionit të dytë të Nations League dhe ndeshjet do të luhen tetorin e vitit të ardhshëm. Trajneri i Italisë, Roberto Mancini flet për shortin, vlerëson iberikët dhe shprehet i bindur se në fund do të triumfojnë 4 herë kampionët e botës.

Do të jetë një ndeshje shumë e bukur me Spanjën. Ata ngjajnë shumë me ne, kanë ndryshuar disa lojtarë, teksa kanë konfirmuar disa ekspertë si Sergio Ramos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momentalisht janë një kombëtare shumë e fortë, janë kthyer kompetitivë. Në këtë ‘Final Four’ marrin pjesë katër kombëtaret më të forta të Europës, por në fund do fitojmë ne“, deklaron Mancini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?