Mandzukic zgjedh 9-ën e mallkuar: Do të jap gjithçka për këtë fanellë!

Mario Mandzukic do të mbajë mbi shpinë 9-ën e mallkuar. Pas Pippo Inzaghi, shumë e kanë veshur, por askush nuk ka arritur të lërë kujtime të pashlyera. Nga Pato te Lapadula, nga Destro te Piatek, nga Matri te André Silva, nga Luiz Adriano te Torres dhe Higuain.

“Nëse shoh një partner në nevojë, kthehem ta ndihmoj. Nuk ka asnjë mënyrë që të rri pa lëvizur për 90 minuta. Kur fiton, duhet të kesh inteligjencën për t’u kthyer mbrapa e ruajtur rezultatin. E urrej t’i shoh lojtarët të ndalen në mes të fushës.

Edhe nëse je sulmues, duhet të kthehesh e ta ndihmosh skuadrën dhe shokët e skuadrës. Ne, sulmuesit, nëse shënojmë, kemi bërë vetëm detyrën tonë, por duke sakrifikuar në detyra të tjera, atëherë përfaqësojmë një vlerë shtesë në skuadër.

Besoj se të gjithë duhet ta sakrifikojnë veten për fanellën. I kam bërë vend vetes në çdo tifozëri sepse kam luajtur në fushë me të njëjtin pasion si secili prej tyre”, deklaroi Mandzukic.

SHKARKO APP