FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Maqedonasit me parulla fashiste: Vdekje për shqiptarët!

Kombëtarja shqiptare duket se nuk do të mirëpritet mirë nga tifozët vendës në qytetin e Strumicës ku do të zhvillohet ndeshja eliminatore Maqedoni-Shqipëri (e martë, ora 20:45), e vlefshme për Kupn e Botës “Rusi 2018”.

Gazeta Lajm ka hasur në një parull tepër fashiste ku në një mur shkruhej “Smrt za Shiptari” që në gjuhën shqipe do të thotë “Vdekje për shqiptarët”.

Kjo parullë mund të jetë edhe një paralajmërim për tensionet eventuale në tribunat e stadiumit “Mlladost”, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, pasi do të ketë edhe tifozë shqiptarë nga viset shqiptare të Maqedonisë dhe  Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se, edhe ndeshjet e kaluara të luajtura në Maqedoni, Kombëtarja shqiptare ishte pritur me fyerje antishqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?