Maqedoni e Veriut fton një shqiptar për të sfiduar Kosovën, pas mungesës së Elmas

Trajneri i Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Kosovës, teksa në të bie në sy mungesa e Elif Elmas.

Pas lajmit të pozitivitetit të lojtarit të Napolit, ai ka grumbulluar ish-futbollistin e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, aktualisht pjesë e skuadrës së Helsinkit, skuadër me të cilën ka luajtur në 7 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Hasani rikthehet në përfaqësuese pasi mungoi në grumbullimin e shtatorit për shkak të COVID-19. Finlanda nuk lejonte lëvizjen e qytetarëve drejt vendeve me rrezikshmëri të lartë, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

SHKARKO APP