Maqedonia e Veriut kërkesë zyrtare për shtyrjen e sfidës me Kosovën
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut i ka dërguar një letër UEFA-s, ku i kërkon që të shtyhet ndeshja ndaj Kosovës, e vlefshme për “play off”-in e Ligës së Kombeve, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Në letër theksohet se, problem nuk janë vetëm tifozët, por edhe fakti se shumë lojtarë luajnë në shtete me numër të lartë të personave të prekur nga coronavirusi. Ndëkrohë që edhe Kosova ka Rrahmanin dhe Ujkanin që luajnë në Seria A.
Ndeshja është parashikuar të luhet më 26 mars në stadiumin “Todor Proeski”, në Shkup.