Maradona di si të jetë i veçantë, e drejton ekipin që nga…froni

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes.

Pasi është rikuperuar nga problemet e fundit shëndetësore, ai është rikthyer në profesionin e trajnerit dhe aktualisht po drejton ekipin e Gimnasia në Argjentinë.

Mbrëmjen e djeshme, skuadra e tij luante në transfertë ndaj Newells Old Boys.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të nderuar Maradonën, atij iu dhurua një fron para ndeshjes, të cilin e firmosi dhe më pas e përdori gjatë ndeshjes, për ta shijuar edhe më rehat sfidën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duhet përmendur edhe fakti se froni i solli fat pasi Gimnasia bëri surprizën duke mposhtur Old Boys me rezultatin 0-4 dhe Maradona shijoi i lumtur fitoren nga një pozicion i rehatshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?