Maradona komlimpenton Napolin: Krenar për ju!

Mes shumë komplimenteve për Napolin, nuk mund të mungonte Diego Armando Maradona. Një nga futbollistët më të dashur në historinë e napolitanëve mes viteve 80’ dhe 90’ ka komplimentuar të kaltrit

“Krenar për ju. Forca Napoli”, ishin fjalët e “Pibe de Oro” nga Argjentina, teksa është shfaqur me një foto ku ka veshur fanellën e skuadrës së Napolit.

Kujtojmë që Napoli fitoi me penallti mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit në shifrat 4-2, teksa ky ishte trofeu i 6-të në historinë e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP