Maradona: Më ktheni “Dorën e Zotit”, ti jap fund koronavirusit

Maradona po iu lutet njerëzve të tregojnë solidaritet me një organizatë, të quajtur “Corazones Solidarios”, e cila mbështet ata që nuk kanë dot ushqim për të ngrënë në këtë kohë pandemie globale.  59-vjeçari pranoi se po shihej nga shumë njerëz si “Dora e Zotit” në lidhje me golin e tij famëkeq në Kupën e Botës 1986, në Meksikë, kundër Anglisë.

“Sot e kërkoj përsëri atë dorë, që të mbarojë kjo pandemi dhe njerëzit të mund të fillojnë të jetojnë përsëri jetën e tyre, me shëndet dhe lumturi”, deklaroi legjenda e njohur.

Maradona është izoluar prej Covid-19 në Argjentinë, në shtëpinë e tij, në “Bella Vista” afër “Golf Club”, në Buenos Aires, rreth një orë e gjysmë me makinë larg nga qyteti i La Plata.

 

SHKARKO APP