Maradona nuk reziston dot, e shkarkon dhe klubi argjentinas
Karriera si trajner nuk po shkon aspak ashtu siç ishte parashikuar.
Legjenda argjentinase, Diego Armando Maradona është larguar si trajner i Gimnasia y Esgrima La Plata. Kjo ishte hera e parë që 59-vjeçari drejtonte në vendin e tij, por eksperienca ka zgjatur më pak se tre muaj.
Shkak është bërë ecuria negative e klubit që militon në elitën e futbollit argjentinas. Gjatë drejtimit të Maradonës, Gimnasia fitoi tre nga tetë ndeshjet e zhvilluara, duke lënë vendin e fundit në klasifikim, për tu ngjitur në atë të 22.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 ka drejtuar ekipe si kombëtarja argjentinase, Al-Wasl, Al-Fujairah dhe Dorados.