Maradona paditet nga dy vajzat e tij, shkak bëhet jeta e shthurur e legjendës

Problemet në jetën personale të ikonës së futbollit botëror Diego Armando Maradona kanë qenë gjithnjë të shumta, por këtë herë kampioni i Botës në vitin 1986 ka marrë një “goditje” të hidhur nga dy vajzat e tij. Mediat e huaja shkruajnë se Xhanina dhe Dalma do të padisin të atin për “varësi nga alkooli”.

Lajmi vjen pasi ish-kapiteni legjendar i Argjentinës dhe Napolit u shfaq në një video duke kërcyer me të dashurën e tij dhe nxori prapanicën.

Pas largimit nga Napoli në vitin 1991, jeta e Maradonës kaloi në faza të vështira. Argjentinasi ishte pranë vdekjes në vitin 2004 për shkak të overdozës së kokainës.

Por, edhe pas rehabilitimit, problemet në jetën intime dhe familjare kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa varësia e alkoolit është kthyer në një shqetësim të madh për familjarët e tij.

SHKARKO APP