Marash Kumbulla flet pas transferimit te Mallorca: Jemi gati për tri pikët ndaj Espanyol

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili këtë verë zgjodhi të transferohej te Mallorca, ka folur së fundmi për përshtatjen e tij në ekipin spanjoll dhe për sfidën e radhës në La Liga.

“Ndihem shumë mirë me shokët e skuadrës dhe stafin teknik. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, si në dhomat e zhveshjes, ashtu edhe në fushë. Po punojmë shumë për ndeshjet e ardhshme,” u shpreh Kumbulla.

Sa i përket duelit ndaj Espanyolit, mbrojtësi kuqezi tregoi vendosmërinë e grupit: “Ne duam të fitojmë. Na duhen tri pikët dhe këtë e shoh çdo ditë nga mënyra se si stërviten djemtë. Ka shumë dëshirë dhe përqendrim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mallorca do të përballet me Espanyolin në fundjavë, një sfidë ku skuadra e Kumbullës synon të marrë një rezultat pozitiv për të ngjitur pozitat në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?