Marash Kumbulla, ndër 25 futbollistët e rinj më premtues në botë

Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar ditën e mërkurë një raport javor me listën e futbollistëve të rinj më premtues, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2000. Kjo listë është bazuar në minutat e luajtura që futbollistët kanë luajtur në kampionat me klubet e tyre dhe në nivelin e ekipeve ku janë regjistruar lojtarët, që prej datës 1 janar 2020.

Në këtë listë renditet edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla. Talenti kuqezi i cili u transferua tek ekipi i Romës në shtator ka bërë mjaft mirë me ekipin kryeqytetas, duke marrë edhe këtë vlerësim nga Observatori i Futbollit.

Në këtë listë, Marash Kumbulla renditet përkrah emrave të tillë si Sancho e Haaland, futbollistë të Dortmund, Vinicius Junior i Real Madrid, Tonali i Milan etj, të cilët po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre. Vlerësimi që i bëhet lojtarit kuqezi është një lajm i mirë jo vetëm për vetë futbollistin, por edhe për Kombëtaren shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër,  i specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar në 2005 nga Dr. Raffaele Poli dhe Dr. Loïc Ravenel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?