Marash Kumbulla te Lazio? Igli Tare flet për herë të parë

Marash Kumbulla mbetet në qendër të vëmendjes, ashtu sikurse edhe Sergej Milinkovic-Savic. Shumë fjalë rreth mesfushorit serb, por Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio, për Sky Sport ka deklaruar se në klubin e tyre nuk ka mbërritur asnjë ofertë.

PSG ka qenë klubi më i lakuar, ndërkohë që mesfushori për momentin po heziton të rinovojë. Në këto kushte italianët do të duhet të mendohen mirë dhe për ofertën e duhur normalisht që do ta shisnin. Ajo ditë ende nuk ka ardhur.

Lacio momentalisht po punon edhe për të bërë përforcime dhe Marash Kumbulla është një prej objektivave. Për herë të parë Igli Tare ka folur për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

“Futbollisti në fjalë na  intereson, kjo është arsyeja pse nuk u takuam me drejtuesit e Hellas Verona. Është një profil që mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhme. Gjithsesi ka ende bisedime që duhen bërë. Ne ishim të sigurt që nuk do ta mbyllnim dot të enjten”, deklaron vlonjate i Lazios.

SHKARKO APP