Marash Kumbulla transferohet në La Liga në formë huazimi

Marash Kumbulla do të vazhdojë karrierën në La Liga. Espanyol ka arritur marrëveshjen me Romën, për të marrë mbrojtësin shqiptar në huazim për një sezon.

Lojtari 24-vjeçar nuk ishte në planet e verdhekuqve dhe për këtë arsye duhej të gjente një skuadër të re.

Kumbulla do të provojë për herë të parë të luajë në La Liga, pasi më parë ka luajtur vetëm në Serie A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari pritet të udhëtojë në orët e ardhshme drejt Spanjës, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë zyrtarizimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në karrierën e tij, përveç Romës, mbrojtësi ka luajtur edhe te Hellas Verona e Sassuolo në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?