Maratona e Tiranës, kampionia Luiza Gega: Emocioni më i madh të garosh në vendin tënd

Këtë të dielë po mbahet Maratona e Tiranës, ku pjesëmarrëse është kampionia e Europës, Luiza Gega, e cila tregon emocionet e saj për ngjarjen sportive.

“Është emocion ndryshe, emocion shumë më i madh që të garosh në vendin tënd, me njerëzit e tu. Unë në fakt kam marrë pjesë çdo vit që është bërë ky aktivitet.

Jam shumë e lumtur që më në fund edhe Tirana, si çdo kryeqytet tjetër i botës ka maratonën e saj dhe të shikosh që çdo vit e më shumë njerëzit i bashkohen maratonës, promovojnë shëndetin, vrapojnë për kauza të ndryshme.

Sportistët elitarë vrapojnë edhe për të fituar, ashtu siç do mundohem edhe unë sot në garën 21 km, kështu që uroj për të gjithë ta shijojnë këtë garë, këtë ditë kaq të bukur”.

SHKARKO APP