Marc Marquez nuk dorëzohet, për titullin kampion në Moto GP

Marc Marquez, ampioni i Botës në Moto Grand Prix beson ende te titulli kampion pavarësisht diferencës së madhe prej 49 pikësh mes tij dhe Valentino Rossit që kryeson klasifikimin e përgjithshëm. Në Mugello, Marquez ishte duke zhvilluar një garë fantastike deri në momentin e rrëzimit 5 xhiro përpara fundit. Spanjolli arriti të rikuperonte plot 11-pozicione duke i ngjitur nga vendi i 13-të në të dytin por dëshira e madhe për ta fituar bëri që Marquez të gabonte duke dalë nga pista. Por pavarësisht gjithçkaje 2-herë kampioni i Botës në Moto Gp shpreson se do të përmirësohet dhe do t’i rikthehet luftës për titullin. –   “Jemi shumë larg në klasifikim. Por Honda po punon fort dhe unë kam besim se do të arrijmë të zhvillojmë paraqitje më të mira në garat e ardhshme. A besoj ende te titulli kampion? Patjetër që po, 49 pikë janë shumë por në Moto Grand Prix gjithçka mund të ndodhë dhe kjo diferencë mund të rikuperohet deri në fund të kampionatit Botëror”.

Gjithsesi Marc Marquez nuk e fsheh zhgënjimin për daljen nga pista 5 xhiro përpara fundit.

“Më vjen keq për rrëzimin, sepse në atë moment e kisha zhvilluar pjesën më të vështirë të garës. Jam i kënaqur për atë që realizova në Mugello sepse e arrita qëllimin për të rikuperuar sa më shumë pozicione në xhirot e para. Unë po pilotoja motorin në limite dhe kur kërkon gjithmonë maksimumin këto gjëra ndodhin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?