Marca zbulon prapaskenën, transferimi i Modric te Milani ishte thuajse i kryer
Milani ka shpërdoruar një mundësi të artë për të rrëmbyer Luka Modric. Ish-drejtuesi, Zvonimir Boban sipas gazetës “Marca” bëri të pamundurën verën e kaluar për të rrëmbyer mesfushorin kroat. Akordi me të u prish në muajt e fundit, pasi klubi i Milanit punoi në një tjetër strategji, duke synuar afrimin e Ragnick.
Një projekt që nuk e bindi aspak i-sh futbollistin që zgjodhi të largohej. Kjo verë mund të ishte shansi i artë që Modric të transferohej te Milani, por tashmë duket se ka shumë pak punë për të bërë nga Maldini dhe Massara.
Modric mund të qëndrojë për një tjetër sezon në Madrid, ose mund të transferohet në Miami, atje ku mund të bëhet një yll në skuadrën e Beckham. /R.Lika-Koha Jone/