Marino: De Paul nuk largohet, s’i shesim yjet në janar!

Rodrigo De Paul vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në çdo sezon merkatoje dhe së fundi ka dalë sërish në skenë, si përforcim i mundshëm për Interin dhe Juventusin.

Mediat italiane flasin për një kërkesë prej 35 milionë eurosh nga ana e Udineses, por Drejtori Sportiv i friulianëve Pierpaolo Marino hodhi poshtë mundësinë e shitjes së argjentinasit në merkaton e janarit dhe tha se vetëm në verë mund të negociohet.

“Familja Pozzo nuk i shet asnjëherë futbollistët e rëndësishëm në merkaton e janarit. Mund të konfirmoj se De Paul nuk do të largohet tani, por vetëm në verë, nëse do të vijë oferta e duhur”, deklaroi Marino.

SHKARKO APP