Mario Mitaj bëhet “sheik”, prezantohet te ekipi ku luajnë Benzema dhe Kante
Aktualitet Sporti E Enjte, 12 Shtator 2024 16:26
Mario Mitaj nis zyrtarisht aventurë te Al Ittihad. Mbrojtësi i Kombëtares sonë është prezantuar sot në ekipin e ri, teka ka pasur një pritje të ngrohtë për të.
Ai u transferua në formë huazimi për 1.2 milionë euro, me të drejt blerje për 5 milionë euro të tjera. Vetë Mitaj do të fitojë 3 milionë euro në sezon, duke u bërë shqiptari më i paguar.
Mitaj do të gjejë emra që kanë bërë histori në futbollin europian, si Karim Benzema apo Ngolo Kante.