Mario Mitaj shënon golin e parë në Arabinë Saudite, Al Ittihad barazon 4-4

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në kampionatin arab, ku Al Ittihad dhe Al Khaleej ndanë nga një pikë pas një barazimi dramatik 4-4.

Protagonist në këtë takim ishte mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë, duke vulosur përmbysjen e pabesueshme të ekipit të tij që në një moment humbte 4-0.

Në aksionin që solli golin e barazimit, pas një goditjeje këndi, topi u devijua në zonë dhe përfundoi te Mitaj, i cili goditi saktë me të majtën për të dërguar topin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse shënoi golin e parë të tij në kampionat, ndeshja nuk ishte pa gabime për 22-vjeçarin, i cili gjithashtu shkaktoi një penallti, nga e cila erdhi goli i tretë për vendasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj sfide, Mitaj numëron katër paraqitje me fanellën e Al Ittihadit, duke shënuar kështu edhe golin e tij të parë në kampionatin arab.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?