Marok-Spanjë/ Ndeshje e mërzitshme, skuadra cerekfinaliste zbulohet me kohë shtesë
Spanja dhe Maroku do të zbulojnë skuadrën cerekfinaliste vetëm pas 30 minutave shtesë dhe ndoshta dhe penalltive, pasi koha e rregullt do të përfundonte pa gola.
Asensio shpërdoroi një mundësi të mirë përballë portierit në minutën e 27-të, por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.
Maroku u kundërpërgjigj 5 minuta më pas me një goditje të fortë të Mazraoui, që do të ndalej nga portieri Unai Simon.
Në pjesën e dytë loja është e mërzitshme, me Spanjën që u shfaq disi më e rrezikshme me Moratën në fushë. Portieri Bono shpëtoi Marokun në fundin e shtesës.