Maroku kualifikim historik për në gjysmëfinale, Ronaldo eliminohet mes lotësh nga Kupa e Botës (VIDEO)

Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Botës në Katar. Maroku ka arritur një kualifikim historik për në gjysmëfinale, duke eliminuar Portugalinë me një fitore minimale 1-0.

Trajneri Santos la në stol Ronaldon dhe Cancelon, duke rrezikuar jo pak. Maroku do të ishte shumë e rrezikshme në pjesën e parë, duke gjetur dhe golin e vetëm të ndeshjes.

Në minutën e 42-të Youssef En-Nesyri ka realizuar një super gol me kokë, duke befasuar portierin Costa. Në fillimin e pjesës së dytë, Portugalia provoi të ndryshonte diçka duke aktivizuar Ronaldon, Cancelon dhe Leao-n, por deri në fund asgjë nuk do të ndryshonte.

Maroku u mbrojt mjaft mirë, madje edhe pse në shtesë ishte me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cheddira. Ronaldo në fundin e ndeshjes u largua i përlotur nga fusha e lojës, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "2022 WORLD CUP Quarterfinals Morocco Portugal 0 FINAL SCORE GOALS Youssef En-Nesyri (42') NEXT OPPONENT Morocco will play the winner of the France-England match, on Wednesday. Dec. 10, 2022"

SHKARKO APP