Marotta: Kemi ekip të mësuar me fitore, ëndrra është Champions League
Interi ëndërrojnë që të fitojë Champions League pasi mori yllin e dytë në Itali. Trofe që kampionëve të Italisë u mungon prej vitit historik 2010, kur u morën tripletën e famshme. Një ëndërr që e ka edhe Giuseppe Marotta, presidenti i zikaltërve.
“I jam mirënjohës fondit Oaktree për besimin. Unë mbështetëm në një strukturë drejtuese të fortë dhe në një ekip profesionistësh shumë seriozë. Pa harruar publikun që është vlera jonë e shtuar.
Interi është Interi. Ajo që u bë nën drejtimin tim nuk është asgjë e jashtëzakonshme, sepse ky ishte një ekip i mësuar me fitore.
Objektivi ynë është të ngjitemi sa më lart të jetë e mundur. Një ëndërr është fitimi i Championsit. Rritja e pretendimeve është një akt krenarie dhe përgjegjësie. Duhet të përpiqemi të fitojmë Championsin, rëndësi ka të mos kemi pengje”, tha Marotta.
KOHA JONË SONDAZH

