Marquinhos merr taksi për të shkuar në stërvitje, i është mërzitur Ferrari

Ylli i Paris Saint-Germain, Marquinhos ka zbuluar se ai preferon të udhëtojë me taksi edhe pse në garazhin e tij ka një Ferrari me vlerë 200 mijë euro. Braziliani ka zbuluar se e mban super veturën si kujtesë të suksesit të tij në futboll.

Edhe pse ai është i pasur, kapiteni i PSG-së përpiqet që të bëjë një jetë normale si në të kaluarën. Në një intervistë për revistën franceze ‘So Foot’ ai tha: “Unë e bleva Ferrarin kur shkova te PSG, por është e vërtetë që e përdor shumë pak. Nuk më pëlqen drejtimi i automjetit, kjo më mërzit. E di që ka disa që duan të dalin me makinën e tyre, por unë jo.

Me Ferrari dal vetëm me familjen ose miqtë. Më pëlqen që ta kem si avantazh kur jemi së bashku. Gjithmonë kam dashur që të bëhesha një futbollist profesionist dhe të isha në gjendje që të blija një makinë të bukur. Ndaj dhe e bleva ishte historike. Kur kisha çelësat e Ferrarit në dorë, thashë me vete: ‘Kjo është, ja dole’.

Marquinhos vlerësohet si një nga qendërmbrojtësit m të mirë në botë. Ai e filloi karrierën në Brazil me Corinthias, para se të transferohej te Roma. Me talentin që ka treguar, ai do të largohej te PSG për shifrën e 29 milionë paundëve. Deri më tani ka fituar 22 trofe në kryeqytetin e Francës, duke përfshirë 6 Ligue 1. Me Brazilin është aktivizuar në 51 ndeshje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

PSG ace Marquinhos owns this £170k Ferrari - but hardly drives it

 

SHKARKO APP