Marrin fund pushimet, Ronaldo rikthehet nesër në Torino
Cristiano Ronaldo do të rikthehet nesër në Torino. Ylli i Juventusi, ishte i izoluar për disa javë në Madeira pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19 në Itali. Tani ai do të nisë një tjetër fazë izolimi të detyrueshme prej 14 ditësh në Itali,
Kujtojmë që futbollistët mund të rinisin stërvitjet në Itali më 4 maj, ndërkohë që në grup duke filluar nga 18 maji. Sipas gazetës “Record” Ronaldo do të udhëtojë të martën me avion privatë.
Skuadra torineze ndërkohë ka lajmëruar edhe futbollistët e tjerë për t’u rikthyer sa më parë në Torino. Mes tyre edhe Higuain, për të cilin është folur se deri më tani ka refuzuar rikthimin. /R.Lika-Koha Jone/