Martinelli shtang City-in e Guardiolës në shtesë me një super gol (VIDEO)

Supersfida e javës së pestë në Premier League mes Arsenalit dhe Manchester Cityt u mbyll në barazim 1-1, pas një ndeshjeje të luftuar dhe plot emocione në “Emirates Stadium”.

Të besuarit e Pep Guardiolës kaluan në epërsi shumë shpejt: në minutën e 9-të, një aksion i rrjedhshëm u finalizua nga Erling Haaland, që shënoi pas asistit të Tijjani Reijnders.

Arsenali kërkoi me ngulm barazimin, por rastet e krijuara nga të dyja palët nuk u konkretizuan deri në minutat shtesë. Në të 90+3’, i sapofuturi në lojë Gabriel Martinelli ndëshkoi Donnarumma-n, duke realizuar golin e barazimit pas një asisti perfekt nga Eberechi Eze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë rezultat, të dyja skuadrat marrin nga një pikë. Arsenal mban vendin e dytë në renditje me 10 pikë, ndërsa Manchester City zbret në vendin e nëntë me 7 pikë. Kryesimin e ruan Liverpool, që kryeson me 15 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?